Zyrtare: Juan Cuadrado firmos për Atalantën

Zyrtare: Juan Cuadrado firmos për Atalantën

Tashmë është zyrtare. Kolumbiani Juan Cuadrado zyrtarisht është transferuar tek klubi italian, Atalanta.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Interi, karrierën do ta vazhdojë në skuadrën nga Bergamo, një tjetër klub i njohur italian.

Pas vizitave mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm kolumbiani u zyrtarizua si një përforcim i ri për skuadrën e Gian Piero Gasperinit.

Atalanta përmes një njoftimi, ka konfirmuar transferimin e kolumbianit.

“Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se në sezonin aktual, 2024/25, Juan Guillermo Cuadrado Bello do të veshë fanellën zikaltër. Anësori i djathtë 36-vjeçar kolumbian mund të mburret me një listë të lakmueshme suksesesh, e cila përfshin 6 tituj në Itali, 4 kupa italiane dhe 3 superkupa italiane, por edhe një Premier League dhe një Kupë të Ligës angleze”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Share This