Zyrtare: Ivan Juriç, trajner i ri i Romës

Zyrtare: Ivan Juriç, trajner i ri i Romës

Tashmë është zyrtare. Kroati Ivan Juriç është emëruar trajner i ri i AS Romës.

‘Romakët’ pasi shkarkuan Daniele De Rossin, nuk kanë vonuar shumë dhe kanë gjetur pasuesin e italianit.

Krerët e Romës kreun e bankinës së skuadrës ia kanë besuar kroatit Juriç.

Sipas medieve italiane, Juriç me Romën ka firmosur kontratë deri në qershor 2025.

Por, thuhet se ekziston mundësia për të zgjatur kontratën deri në qershor 2026 nëse Roma kualifikohet në Ligën e Kampionëve në sezonin 2025/26.

Kroati do të zëvendësues i Daniele de Rossi, i cili është shkarkuar sot.

Share This