ZPS përfundon fjalët: Kërkohet sërish dënimi i ish-krerëve të UÇK-së

ZPS përfundon fjalët: Kërkohet sërish dënimi i ish-krerëve të UÇK-së

Kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West e ka dhënë fjalën e saj të fundit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sikurse në seancën e së hënës ku kërkoi 180 vjet burgim për ta, ajo sot tha sërish se “të akuzuarit duhet të japin llogari dhe të dënohen”, raporton klankosova.

Ndërkohë, në këto momente po flet mbrojtësi i viktimave, Sajmon Loz.

Share This