Zhegrova ishte prioritet i Juvës, thotë Romano

Zhegrova ishte prioritet i Juvës, thotë Romano

Eksperti italian i transferimeve Fabrizio Romano, ka zbuluar se ylli kosovar i Lillës, Edon Zhegrova ishte prioritet i Juventusit në verën që lamë pas.

Reprezentuesi i Kosovës, shkëlqeu mbrëmë në fitoren e Lillës kundër Real Madridit (1-0), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Romano thotë se Zhegrova ishte ndër lojtarët kryesorë që Juventusi e donte.

“Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes për Lille kundër Real Madridit pas një paraqitje të shkëlqyeshme”, ka shkruar Romano.

“Ai ishte ndër emrat kryesorë në listën e Juventusit verën e kaluar, por Lille refuzoi ta shiste, tani ai po fluturon sërish te skuadra franceze”, ka theksuar eksperti i transferimeve.

Share This