
Zelensky-Trump marrëveshje për blerjen e dronëve
Presidenti Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po shqyrtojnë një marrëveshje që përfshin Uashingtonin në blerjen e dronëve nga Ukraina.
Në një intervistë për New York Post Zelensky tha se bisedimet e fundit me Trump u përqendruan në një marrëveshje që do të ndihmonte secilin vend të forcojë teknologjinë e tij ajrore.
Dronët ukrainas kanë qenë në gjendje të godasin objektivat prej 1.300 km në brendësi të territorit rus.
“Njerëzit në Amerikë kanë nevojë për këtë teknologji, dhe ju duhet ta keni atë në arsenalin tuaj”, i tha Zelensky gazetës New York Post në intervistën e tij.
Udhëheqësi ukrainas tha se dronët ishin mjeti kryesor që i ka lejuar vendit të tij të luftojë pushtimin e Rusisë për më shumë se tre vjet.
“Ne do të jemi të gatshëm ta ndajmë këtë përvojë me Amerikën dhe partnerët e tjerë evropianë”, tha ai.
Sipas tij, Ukraina është gjithashtu në bisedime me Danimarkën, Norvegjinë dhe Gjermaninë.
Të enjten, Zelensky njoftoi se do të ketë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara por pa e specifikuar se cila do trë jetë, edhe pse siç tha ai ajo do të forconte vendin e tij.
Kërkesa për buxhetin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të vitit të ardhshëm rrit shpenzimet mbi dronët e vegjël – pjesërisht për shkak të mësimeve të marra gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, ku avionët pa pilot kanë provuar të jenë një pjesë integrale e luftimeve me kosto të ulët, por shumë efektive. /rtsh/


