
Zelensky telefonon Ramën: Po përgatitemi për takime ndërkombëtare, falënderoj Shqipërinë për mbështetjen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, duke e falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë.
Gjatë bisedës, Zelensky e informoi Ramën për situatën në frontin e luftës dhe për bisedimet e fundit diplomatike, ndërsa theksuan bashkëpunimin për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur.
Kjo bisedë vjen në një periudhë intensive diplomatike, vetëm një ditë pasi i dërguari i SHBA-ve takoi presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjithashtu ka shprehur angazhimin e tij për të ndërmjetësuar një paqe, duke njoftuar se po përgatit një takim me Putin javën e ardhshme, i ndjekur nga një takim trepalësh Putin-Trump-Zelensky në një nga vendet negociatore. /rtsh/

