
Zelensky premton përgjigjje pas sulmit rus ku u vranë 16 persona
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka premtuar se do t’i përgjigjet sulmit brutal rus të ashtuquajtur “double-tap” ndaj një qendre tregtare në Krivyi Rih, në Ukrainën qendrore, ku u vranë të paktën 16 persona.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në rrënojat e sulmit të së premtes në Krivyi Rih, qytetin e lindjes së Zelenskyt, i cili është goditur disa herë gjatë luftës, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv.
Sulmi me dronë, të cilin Zelensky e cilwsoi si “frikacak”, ndodhi në një kohë kur Ukraina po përballet me rritje të viktimave civile dhe mungesë të theksuar të raketave interceptuese amerikane Patriot, sistemi i vetëm i aftë për të rrëzuar raketat balistike.
“Dronët sulmues goditën në dy valë: gjysmë ore pas sulmit të parë dhe zjarrit që pasoi, ndodhi një sulm i dytë, duke shënjestruar ekipet e emergjencës”, ka shkruar Zelensky në Telegram.
Sipas autoriteteve ukrainase, nga sulmi kanë mbetur të plagosur më shumë se 130 persona, përfshirë fëmijë, ndërsa disa persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

