Zelensky: I gatshëm t`jap dorëheqje, nëse kjo do të thotë paqe për Ukrainën

Zelensky: I gatshëm t`jap dorëheqje, nëse kjo do të thotë paqe për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është i gatshëm të heqë dorë nga posti i tij nëse kjo do të thoshte paqe në Ukrainë dhe shtoi se ai do ta shkëmbente largimin e tij nga detyra me hyrjen e Ukrainës në NATO.

“Nëse një gjë e tillë (kjo do të thoshte) paqe për Ukrainën, nëse vërtet mendoni që çshtë e nevojshme që unë të largohem nga posti, unë jam gati,” tha zoti Zelenskiy kur u pyet gjatë një konference për shtyp a do të ishte gati të largohej nga posti nëse kjo do të thoshte një arritje e paqes.

“Do ta këmbeja këtë menjëherë me një (anëtarësim) në NATO, nëse është ky kusht, menjëherë”, shtoi presidenti.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka këmbëngulur që në Ukrainë të zhvillohen zgjedhjet, duke e quajtur zotin Zelenskiy një “diktator”, mesa duket një referencë ndaj faktit që mandati zyrtar pesëvjeçar i udhëheqësit ukrainas përfundoi zyrtarisht në vitin 2024.

Kritikat e zoti Trump ndaj zotit Zelenskiy erdhën mes një përkeqësimi të ndjeshëm të marrëdhënieve mes dy udhëheqësve javët e fundit.

Presidenti Zelenskiy ka kundërshtuar idenë e zgjedhjeve mes një lufte në shkallë të gjerë, një pozicion i mbështetur nga kundërshtarët e tij kryesorë politikë të brendshëm.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se donte ta shihte Trumpin si një partner të Ukrainës më shumë sesa një ndërmjetës midis Kievit dhe Moskës.

“Unë vërtetë dua që të jetë më shumë se vetëm ndërmjetësim… kjo nuk mjafton,” tha ai në një konferencë shtypi në Kiev. /VOA/

Share This