
Zelensky: Duhet garanci e qartë e sigurisë, për t`i dhënë fund luftës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, pas takimit me të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trumpit, Keith Kellogg, tha se diskutoi nevojën për garanci të besueshme të sigurisë, për t`i dhënë fund luftës.
Dyshja u takuan në Kiev, pasi burime ukrainase i thanë BBC-së se Keith Kellogg duket gjithnjë e më i “mënjanuar” nga administrata Trump. Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari për sigurinë kombëtare Mike Waltz thotë se Trump është “shumë i frustruar” me Zelensky pasi ai beri ofendim “të papranueshme” ndaj presidentit të SHBA këtë javë.
Të mërkurën, Trump e quajti Zelensky një “diktator”, pasi homologu i tij ukrainas akuzoi më parë liderin amerikan se “jetoi në një hapësirë dezinformimi” të krijuar nga Rusia.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje për qasjen e SHBA-ve në mineralet kritike të Ukrainës, ka thënë këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.
Zelensky hodhi poshtë kërkesën e SHBA-së për një pjesë të mineraleve të tokës të rralla të Ukrainës të mërkurën, pasi Trump tha se donte një “marrëveshje” që do të pasqyronte sasinë e ndihmës së dhënë Ukrainës nga SHBA.
Por Zelensky e kishte refuzuar ofertën duke thënë: “Nuk mund ta shes shtetin tonë”.
Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin vetëm nëse të dyja palët bëjnë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë, ka thënë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Rubio tha se diskutoi planet për një takim mes dy liderëve kur takoi ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Arabinë Saudite këtë javë, duke i thënë Lavrovit dhe zyrtarëve rusë: “Nuk do të ketë një takim derisa të dimë se për çfarë do të jetë takimi.”
Hera e fundit që SHBA-ja dhe Rusia zhvilluan bisedime ballë për ballë ishte në qershor 2021, kur ish-presidenti Joe Biden mbajti një samit në Gjenevë dhe ai dhe Putin u takuan. /rtk/