Zbulohet komploti i Iranit për vrasjen e kryeministrit izraelit

Zbulohet komploti i Iranit për vrasjen e kryeministrit izraelit

Një qytetar izraelit është arrestuar për dyshime se ka qenë i përfshirë në një komplot të organizuar nga Irani për të vrarë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe figura të tjera të larta politike dhe të sigurisë.

Sipas deklaratës së përbashkët nga policia izraelite dhe agjencia e inteligjencës së brendshme, i dyshuari është një biznesmen izraelit i cili kishte jetuar në Turqi.

Ai ishte kontrabanduar dy herë në Iran dhe kishte marrë pagesa për të kryer detyra të caktuara nga autoritetet iraniane. Hetimet zbuluan se ai kishte zhvilluar takime me një biznesmen iranian të njohur si “Eddie”, dhe agjentë të inteligjencës iraniane. Një nga motivet për sulmin e para-planifikuar ishte hakmarrja për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran gjatë korrikut 2024, për të cilën Irani fajësoi Izraelin.

I dyshuari kishte kërkuar një pagesë paraprake prej 1 milion dollarësh për kryerjen e atentateve, ndërsa është raportuar se ai kishte marrë 5,000 euro për takimet me agjentët iranianë. Ky incident vjen në një kohë të tensioneve të larta midis Iranit dhe Izraelit, dy armiq të përbetuar, marrëdhëniet e të cilëve janë përkeqësuar pas luftës në Gaza. /rtk/

Share This