Zbardhet lista e Dardanëve të rinj për ndeshjet e tetorit

Zbardhet lista e Dardanëve të rinj për ndeshjet e tetorit

Federata e Futbollit të Kosovës të shtunën e ka publikuar listën e me futbollistët e ftuar të Kosovës U21, për ndeshjet e muajit tetor.

Dardanët e rinj me 11 tetor do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Polonisë, ndërsa me 15 tetor Kosova luan në udhëtim tek Estonia.

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka ftuar plot 22 futbollistë për këto dy ndeshje.

Në mesin e tyre është edhe nipi i komandantit legjendar Adem Jasharit, Igball Jashari.

Share This