Zaniolo: Atalanta, mundësi për të rikthyer formën time më të mirë

Zaniolo: Atalanta, mundësi për të rikthyer formën time më të mirë

Mesfushori italian Nicolo Zaniolo tashmë edhe zyrtarisht i është bashkuar Atalantës.

Ish-lojtari i Romës, Galatasarayt dhe Aston Villës, sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e skuadrës nga Bergamo.

Zaniolo, i cili tashmë ka nënshkruar kontratën me Atalantën, është shprehur shumë i lumtur me sfidën e re në karrierën e tij.

Ai thotë se Atalanta është mundësi e mirë për të gjetur formën e tij më të mirë.

Zaniolo premton se do të jep më të mirën tek Atalanta.

“Unë nuk e ndjej shumë presionin, duhet të jap maksimumin jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Do të ndjek me përpikëri këshillat e trajnerit”, ka thënë ai.

“Nuk e shoh Atalantën si shansin tim të fundit, por e shoh si një mundësi për t’u rikthyer në versionin më të mirë”, ka pohuar ai.

Share This