Xhaka para duelit me Feyenoordin: Do të jetë atmosferë e shkëlqyer

Xhaka para duelit me Feyenoordin: Do të jetë atmosferë e shkëlqyer

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, mendon se sfida kundër Feyenoordit do të luhet në një atmosferë të zjarrtë.

Feyenoordi dhe Leverkuseni do të përballen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, thotë se ai asnjëherë nuk ka luajtur kundër Feyenoordit, por, Xhaka është i bindur se do të jetë një atmosferë e shkëlqyer.

“Po shikojmë të përballemi me një kundërshtar i cili nuk do të na jep asgjë. Do të ketë një atmosferë të shkëlqyer në Rotterdam. Nuk jam përballur kurrë me Feyenoordin, por kam dëgjuar nga miqtë që kanë luajtur aty se atmosfera supozohet të jetë brutale”, ka thënë Xhaka.

“Në Ligën e Kampionëve nuk ke shtatë ose tetë shanse 100 për qind. Mund të kesh dy ose tri, prandaj duhet t’i përdoresh. Duhet të punojmë për këtë pjesë. Liga e Kampionëve kthehet, pra luajnë lojtarët më të mirë”, ka theksuar Xhaka.

Ndeshja Feyenoordit-Leverkusen do të fillojë në orën 18:45.

Share This