Vritet me armë zjarri 36-vjeçari, i kërkuar në Rumani

Vritet me armë zjarri 36-vjeçari, i kërkuar në Rumani

Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin e Shkodrës këtë të premte( 30 gusht).

Si pasojë ka mbetur i vrarë 36-vjeçari Elis Rroshkodoli. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, brenda ambienteve të një lokali në lagjen “Ahmet Haxhia”.

36-vjeçari ishte i kërkuar në Rumani për plagosje më thikë në vitin 2023. Nuk dihen ende më shumë detaje mbi ngjarjen, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit , 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Share This