
‘Vreshtarët’ apo ‘Elektricistët’?
Të martën nga ora 19:00 në Rahovec zhvillohet finalja e Kupës së Ligës së Parë te meshkujt.
Grapeland dhe KEKU përballen për trofeun shumë të rëndësishëm të kësaj gare.
Grapeland në çerekfinale fituan ndaj Vushtrrisë 84:77 dhe në gjysmëfinale ndaj Kosovarit, 86:70, ndërkohë, KEK-u ishte më e mirë në çerekfinale se New Basket 77:70, derisa në gjysmëfinale mundi Istogun 94:84.