Vrasja e tre fëmijëve në Angli- Protesta të shumta në Southport, plagosen 39 efektivë policie

Vrasja e tre fëmijëve në Angli- Protesta të shumta në Southport, plagosen 39 efektivë policie

Tridhjetë e nëntë oficerë policie kanë mbetur të plagosur rëndë pas protestave të shumta në Southport të Britanisë së Madhe pas vrasjes së tre fëmijëve nga një 17-vjeçar.

Sipas policisë së Merseyside bëhet e ditur se 8 nga zyrtarët policorë pësuan lëndime të rënda duke përfshirë fraktura, çarje dhe hundë të thyer.

Deri më tani bëhet e ditur se në total janë dërguar në spital 27 oficerë policie dhe 12 janë trajtuar në vendin e ngjarjes.

Nisur nga protestat dhe trazirat policia vendosi “urdhrin 60” për 24 orë, duke u dhënë zyrtarëve policorë fuqi të zgjeruara për të ndalur dhe kontrolluar individët, transmeton BBC.

Ky urdhër do të jetë në fuqi deri sot pasdite, ndërsa forcat shtesë të policisë do të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, një 17-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasjen dhe tentativë vrasjen e fëmijëve gjatë një aktiviteti për fëmijë të mbajtur ditën e hënë në Southport. /rtsh

Share This