Vrasja e Faton Hajrizit, Kimete Berisha e ashpër me Besnik Bislimin: Po e rrezikon edhe sigurinë kombëtare
Opinionistja Kimete Berisha e ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili dje e ka komentuar vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi.
Duke e komentuar intervistën e Bislimit për KTV-në, ajo ka thënë se i dyti i Qeverisë Kurti merrej me konspiracione.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë Bislimi po e rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës.
“Besnik Bislimi merret me konspiracione e shprehet i habitur se pse F.H. ka ikur kah Serbia e jo kah Shqipëria! Çfarë dilema zyrtare janë këto! Besnik Bislimi tha se ‘Serbia është vend i sigurt për kriminelë, prandaj F.H. ka ikur kah Serbia’ (e jo kah Shqipëria siç do të preferonte ky), dhe pastaj bie në kundërthënie me vetveten se ai u vra në Serbi. Përveç turpit, Besnik Bislimi po e rrezikon edhe sigurinë kombëtare, sepse po tregon se nuk dinë gjë, e as nuk kanë gjë në dorë!”, ka shkruar ajo, duke vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.
“Pasi që ai ka qenë kriminel, pse e keni vendosur në burg të hapur! Pse nuk i bëhej vonë këtij, dhe pse nuk u
mundua kush ta kërkoj të burgosurin që iku nga burgu ndër sytë e kamerave, me leje!”, ka shkruar ajo.
Shkruan: Kimete Berisha
Sa keq! Besnik Bislimi merret me konspiracione e shprehet i habitur se pse F.H. ka ikur kah Serbia e jo kah Shqipëria!
Çfarë dilema zyrtare janë këto!
Besnik Bislimi tha se ‘Serbia është vend i sigurt për kriminelë, prandaj F.H. ka ikur kah Serbia’ (e jo kah Shqipëria siç do të preferonte ky), dhe pastaj bie në kundërthënie me vetveten se ai u vra në Serbi.
Përveç turpit, Besnil Bislimi po e rrezikon edhe sigurinë kombëtare, sepse po tregon se nuk dinë gjë, e as nuk kanë gjë në dorë!
Pasi që ai ka qenë kriminel, pse e keni vendosur në burg të hapur!
Pse nuk i bëhej vonë këtij, dhe pse nuk u mundua kush ta kërkoj të burgosurin që iku nga burgu ndër sytë e kamerave, me leje!
Gazetarët mezi ç’pritën ta krijojnë një ‘rrëfim’ fantast dhe shkuan deri aty sa e portretizuan si ‘fenomen’.
E kanë shfrytëzuar aq pamëshirshëm nevojën e tij për protagonizëm!
Pse ka ardhur dita që shqiptarët të bëhen me të burgosurit kundër qeverisë!
Këtë nuk e keni parashikuar!
Është e pabesueshme se në ç’nivel ka rënë shoqëria!
Më i ‘mirë’ po u duket shumicës së komentuesëve F.H. sesa Besnik Bislimi dhe qeveria Kurti që po i shajnë me tesha e me kotesha.
Pse po i shajnë kaq shumë!
Pasi arratisjen e të burgosurve nga burgjet e quanit largim!
Tash, vrasjen e të larguarit nga burgu si e quani!
Ai person shprehej shumë i mërzitur!
Çfarë i kanë bërë në burg!
A është frikësuar në burg apo çfarë ka ndodhur!
Pse drejtori i burgut nuk jep përgjegjësi!
Pse ministresha e Drejtësisë hesht!
Asaj i digjen gjurmët e krimeve, përditë.
Kurrë nuk ankohet!
Nëse Besnik Bislimi nuk ka informata zyrtare, pse bën mistifikime, pse e pyet popullin: A thua çfarë ka ndodhur!
Ai ishte një i arratisur i hutuar, shumë i zemëruar.
Por, shkaku që si 15-të vjeçar e kishte filluar aktivitetin e tij si ‘armik i Rusisë’, shumë komentues po shprehin dhimbje dhe admirim për të, dhe po e quajnë ‘hero’!
Besnik Bislimi tha se për Kosovën ai është kriminel, por në Skënderaj për të po flasin me tjetër gojë, komuna e anuloi koncertin në shenjë respekti për të!
Ku jemi?
Çfarë po ndodh këtu….ne duhet ta pyesim Besnik Bislimin e jo që ai në emër të shtetit bën thashetheme dhe e pyet popullin ‘A thua çfarë po ndodh’!
Kush i ka marrë në dorë burgjet!
Kush po i instrumentalizon të burgosurit!
Narrativa armiqësore e presidentes dhe e kryeministrit kundër Rusisë dhe ndjellja papushim e luftës, ka krijuar urrejtje dhe disponim për luftë aq shumë sa sot shumë shqiptarë janë të magjepsur me fatin tragjik të F.H. dhe as vet nuk e dinë pse!
Thjesht sepse e konsiderojnë viktimë të sistemit, se veç viktima ngjall dhimbje!
P.S. Nuk bën të gëzohesh për vdekjen e askujt!
Kurrë.
Se ndoshta edhe mëkatari më i madh duke dhënë shpirt është penduar!