
Votat me postë ngushtojnë diferencën mes Ramës e Çekut
Ka përfunduar numërimi i votave me postë në Komunën e Prishtinës. Në këtë kategori, Hajrullah Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 571 vota (55.38%), ndërsa Përparim Rama i LDK-së ka marrë 275 vota (26.67%).
Megjithatë, renditja përfundimtare nuk ka ndryshuar.
Sipas rezultateve të përgjithshme, Përparim Rama prin me 35.465 vota, ndërsa Hajrullah Çeku mbetet i dyti me 34.951 vota.
Kësisoj, Rama dhe Çeku do të përballen në balotazhin e 9 nëntorit, që do të përcaktojë kryetarin e ardhshëm të Prishtinës.


