Vjosa Osmani mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe është e shenjtë

Vjosa Osmani mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe është e shenjtë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut lidhur me thirrjet dhe reagimet për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka publikuar një pankartë nga protesta e studentëve, e shoqëruar me një mesazh mbështetës.

“Gjuha shqipe është e shenjtë! Ngrihu në mbrojtje të saj!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i Osmanit vjen në kohën kur në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen diskutime dhe reagime publike lidhur me çështjet që prekin përdorimin dhe statusin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Share This