Vitia: Modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon

Vitia: Modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon, ku sipas tij deri më tani janë përfunduar rreth gjysma e punimeve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vitia ka thënë se puna po vazhdon klinikë, për klinikë.

“Transformimi i korridoreve, pritoreve dhe sporteleve në klinikat e Kirurgjisë, Radiologjisë dhe Biokimisë po vazhdon me intensitet të lartë. Modernizimi i këtyre hapësirave do të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe familjarët që vizitojnë këto klinika. Më shumë rregull dhe organizim për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në institucionet tona publike”, ka shkruar Vitia, raporton rtk.

Share This