Vetëm 6 fitore në 15 ndeshje të Champions, Luis Enrique…
Paris Saint-Germain nuk shkëlqen në Champions League. Pavarësisht një dominimi të qartë dhe 26 goditjeve në portë, skuadra franceze barazoi në shtëpi ndaj PSV Eindhoven (1-1) në ndeshjen e luajtur mbrëmë.
Një rezultat që vërteton vështirësitë e Luis Enrique-s, i cili ende nuk ka gjetur një element vendimtar siç kishte Kylian Mbappé.
Sipas të dhënave të raportuara nga Opta, spanjolli është menaxheri me përqindjen më të ulët të fitoreve në Champions League, me vetëm 40% sukses. Që nga ardhja e tij në pankinën e Parisit në vitin 2023, ai ka arritur gjithsej gjashtë fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje në 15 ndeshje.
Në këtë edicion të ri skuadra e tij mundi vetëm Gironën, përpara se të binte në Londër kundër Arsenalit (2-0). Pas tre ndeshjesh, PSG është në vendin e 17-të në tabelë me një ndeshje më shumë se 18 skuadra.