Veriu i Shqipërisë i preferuari i të huajve, ka pasur rritje të vizitorëve

Veriu i Shqipërisë i preferuari i të huajve, ka pasur rritje të vizitorëve

Interesi i turistëve për të vizituar Shkodrën dhe atraksionet turistike të saj vijon të jetë i lartë. Zonat malore mbeten më të frekuentuara gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë të dhënat e Instat për akomodimet në Qershor 2024 tregojnë se vendi ka pasur një rritje të konsiderueshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese me respektivisht 40% dhe  27 % në raport me Qershor 2023.

Sipas këtyre shifrave, rajoni verior ka pasur një rritje impresionuese të netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese. Ritmi i rritjes për rajonin verior është 76 % në raport me  Qershor 2023. I njëjti tregues është rreth 20 % për rajonin qendror dhe rreth 15 % për atë jugor.

Nga 185,000 net qëndrimi më shumë në rang vendi  rreth 85,000 janë në rajonin verior. Rritja spektakolare e net qëndrimeve në rajonin verior ndikohet shumë nga vizitorët e huaj,  rreth 90 % më te larta se vitin e shkuar.

Edhe në treguesit e tjerë si numri i vizitorëve të huaj, numri  përgjithshëm i vizitorëve dhe netët e qëndrimit të vizitorëve vendas; rajoni verior ka një rritje vjetore dukshëm më të shpejtë  se dy rajonet e tjera të vendit.

Share This