Velipoja e preferuar për pushuesit: “Ka pastërti, rregull dhe qetësi”
Velipoja është kryefjalë e këtij sezoni turistik në veriun e vendit dhe pastërtia që gjejnë në këtë pikë turistike është një nga arsyet pse pushuesit e zgjedhin atë në territorin e bashkisë së Shkodrës.
Vlerësohet se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, ka një përmirësim të dukshëm të shërbimit të pastrimit.
Vetë pushuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë gjejnë në Velipojë dhe deklarojnë se nuk do ta braktisin.
“Gjithçka është në rregull dhe këtë e dëshmojnë vetë pushuesit rreth e rrotull sa e frekuentojnë,” thotë një pushuese.
Një tjetër element që për pushuesit këtë vit ka pasur një domethënie të veçantë ka qenë hapësira publike dedikuar pushuesve në Velipojë, por edhe prezenca e efektivëve të Policisë Bashkiake dhe Policisë se Shtetit.
35 kilometra nga qyteti i Shkodrës, Velipoja është sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare. /rtsh/