
Vdiq gazetari dhe publicisti Artur Zheji
Është ndarë nga jeta para kohe publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji. Ai ka humbur jetës sot në moshën 64-vjeçare, ndërsa ndodhej në Sarandë.
Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh.
Raportohet se ai ka qenë duke drekuar me familjen në një restorant në Sarandë, kur dyshohet se u godit nga një arrest kardiak.
Zheji është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës se spitalit të Sarandës, por mjeket konfirmuan se ka arritur aty pa jetë.
Artur Zheji ka një kontribut të gjatë si gazetar dhe opinionist në mediat shqiptare.
Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar, Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare, Besa Imamit.


