
Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren
Policia ka njoftuar se 25-vjeçari që ishte aksidentuar më 18 maj në Puskë të Prizrenit, ka vdekur a vdekur sot në QKUK.
“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 08:35, Policia është informuar përmes telefonit nga QKUK se i lënduari në aksidentin e trafikut të ndodhur më 18.05.2025, në afërsi të fshatit Puskë, Prizren, E.T., 25-vjeçar, i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në atë aksident”, tha për RTKlive, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqyr Bytyqi.
Për këtë informacion është njoftuar prokurori kujdestar dhe, me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Në aksidentin e njëjtë kishte ndërruar jetë në vendngjarje edhe një 19-vjeçare nga Prizreni.