Vdes motoçiklisti nga aksidenti me dy automjete në Komoran
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksident trafiku mes motoçikletës dhe dy automjeteve në lëvizje në Komoran.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Nazmi Gashi’ në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.