Vdes gazetari nga Shkupi, Isuf Kadriu
Është ndarë nga jeta Isuf Kadriu, zëvendëskryeredaktori i televizionit ALSAT nga Shkupi dhe korrespodent i Radios Evropa e Lirë nga ky vend.
Isuf Kadriu vdiq sot në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen e tij.
Lajmin për vdekjen e Kadriut e ka publikuar edhe REL, medium në të cilin Isufi ka punuar nga viti 2002.
Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë.