Vazhdojnë sulmet mes Izraelit dhe Libanit
Kanë vazhduar sulmet ndërkufitare mes Libanit dhe Izraelit. Grupet e armatosura të Libanit kanë vazhduar sulmet raketore drejt veriut të Izraelit derisa Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në jug të Libanit.
Shkëmbimet e zjarrit kanë vazhduar pas vrasjes së dy komandantëve të lartë të grupit Hezbollah në jug të kryeqytetit Bejrut ku përveç tyre jetën e kanë humbur edhe 35 persona tjerë, përfshirë 3 fëmijë.
Ushtria izraelite ka thënë se në shënjestër ishin udhëheqësit ushtarak të Hezbollahut ku janë vrarë 16 prej tyre përfshirë 12 ushtarak të lartë.
Kryeministri I Libanit Najib Mikati përmes një deklarate të publikuar pasditën e së shtunës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pozicionohet qartë për ato që I ka quajtur masakra të tmerrshme.
Përmes një postimi në rrjetin X ka reaguar edhe ministria e jashtme e Gjermanisë duke thënë se urgjentisht është e nevojshme ndërmarrja e hapave përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme. Në një postim në X, kjo ministri ka shkruar se Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock është në kontakt me homologët e saj në Izrael dhe Liban rreth hapave që duhet ndërmarrë.
Sa i përket shpërthimeve të pejxherëve dhe radiolidhjeve që ndodhën javën që lame pas, ku jetën e humbën 37 persona, kreu I Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat i njeriut , Volker Tusrk ka thënë se kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Ndërsa, 22 palestinez janë vrarë, kryesisht gra e fëmijë nga një sulm ajror i Izraelit në një shkollë në Qytetin e Gazës ku po strehoheshin të zhvendosurit. Të lënduar kanë mbetur të paktën 30 persona. Ministria e shëndetësisë në Gazë ka thënë se të shtunën janë vrarë gjithashtu 4 zyrtar të saj dhe 6 janë lënduar nga sulmi I Izraelit në një depo të kësaj ministrie në jug të Gazës.