Varane ribashkohet me Ronaldon? Ofertë e joshëse nga Al-Nassr
Arabia Saudite mund të jetë e ardhmja e Raphael Varane.
Sipas “Daily Star”, Al-Nassr kërkon shërbimet e mbrojtësit francez, të cilit i skadon kontrata me Manchester United në verë.
Oferta, si zakonisht, është e frikshme. Një pagë prej 50 milionë stërlinash.
Jashtë planeve të Ten Hag
Varane mbërriti në “Old Trafford” në verën e vitit 2021, i blerë nga Real Madrid për 40 milionë euro. Pavarësisht CV-së së tij mbresëlënëse, lojtari nuk ka arritur të bëjë diferencën dhe këtë sezon nuk ka qenë gjithmonë titullar. 18 paraqitje në Premier League, vetëm gjysma e të cilave ka ardhur nga minuta e parë. Ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Erik ten Hag dhe që në afatin kalimtar të janarit iu ofrua klubeve të ndryshme.
Megjithatë, lëndimi që do të mbajë jashtë Lisandro Martinez për disa muaj do t’i japë atij shanse të reja për të luajtur një rol kryesor në këtë pjesë të dytë të sezonit.
Sërish bashkë me Cristiano Ronaldon
Al-Nassr aktualisht është i dyti në renditjen në Ligën Pro Saudite dhe ka blerë nga Manchesteri përforcime edhe më herët. Ylli i skuadrës është padyshim Cristiano Ronaldo, i cili ndau me Varane jo vetëm përvojën me “Djajtë e Kuq”, por edhe eksperiencën fantastike te Real Madridi. Në skuadër është edhe një tjetër lojtar që ka luajtur në “Old Trafford” (Alex Telles), ndërsa në qendër të mbrojtjes është një ish-lojtar i Cityt (Aymeric Laporte).