Ushtria e Kosovës e gatshme për sfida

Ushtria e Kosovës e gatshme për sfida

Instruktorë të ushtrisë turke realizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve të zhvilluara duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.

Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, që po japin në vazhdimësi kontribut në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së.

Share This