Ushtarët e Gardës së Iowas trajnojnë ushtarët e FSK, Ambasada amerikane: Sëbashku jemi më të fortë
Ushtarët amerikan të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowas kanë kryer trajnimin mjekësor për ushtarët ekipit “Role 1” të Forcës së sigurisë së Kosovës në Kazermën Adem Jashari.
Siç njofton Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ku ushtrim do të ndihmojë ekipet e FSK-së që të përmirësojnë procedurat standarte të operacionit dhe ndërveprueshmërisë.
“Kjo është një tjetër dëshmi e forcës, rëndësisë dhe suksesit të programit të partneritetit shtetëror mes Gardës së Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sëbashku më të fortë”, thuhet në njoftim.