Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë stërvitje me armë të rënda në Gjakovë

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë stërvitje me armë të rënda në Gjakovë

Ushtarët amerikanë në kuadër të KFOR-it kanë kryer stërvitje me mitralozë në Gjakovë.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja kanë zhvilluar stërvitje për kualifikimin me armë në poligonin Bobaj Bokes, në komunën e Gjakovës, Kosovë”, thuhet në njoftimin KFOR-it në Facebook.

“Trajnimi përfshiu përdorimin e mitralozëve M240 dhe M249, duke theksuar rëndësinë e aftësimit të ushtarëve në sisteme të ndryshme armatimi për të siguruar gatishmërinë e përgjithshme të trupave të KFOR-it”.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

Share This