Ulutaş pret komandantin e NATO-s në Sarajevë, diskutojnë për sigurinë

Ulutaş pret komandantin e NATO-s në Sarajevë, diskutojnë për sigurinë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, gjeneral brigade James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë.

“Takimi u fokusua në situatën e sigurisë në rajon. Gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Komandanti i KFOR-it prezantoi gjithashtu aktivitetet e vazhdueshme dhe prioritetet kryesore të misionit”, njofton KFOR, raporton rtk.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Share This