Ukraina përdor tanke britanike gjatë ofensivës brenda Rusisë

Ukraina përdor tanke britanike gjatë ofensivës brenda Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) thotë se Ukraina ka të drejtë për të përdorur armë të dhuruara nga Britania për vetëmbrojtje të saj dhe kjo “nuk përjashton operacionet brenda Rusisë”, raporton BBC.

Reagimi vjen pasi Kievi thotë se po bën një depërtim më të thellë në territorin rus, pasi inkursioni i tij në rajonin e Kurskut hyn në ditën e dhjetë.Ukraina thotë se do të krijojë korridore humanitare për të lejuar civilët të largohen nga zona ku trupat e saj janë në ofensivë.

Tanket e furnizuara nga Britania janë operuar nga Brigada e 82-të e Sulmimit Ajror të Ukrainës, të cilët fillimisht u trajnuan në Britaninë e Madhe për mënyrën e funksionimit të Challenger 2. Ukraina ka përdorur disa nga njësitë e saj më të trajnuara dhe më të pajisura për të kryer sulmin e saj përtej kufirit.

Mbretëria e Bashkuar ishte një nga vendet e para që furnizoi Ukrainën me tanke kryesore luftarake të prodhimit perëndimor. /rtsh/

Share This