Ukraina merr trupat e mbi 1000 ushtarëve nga Rusia

Ukraina merr trupat e mbi 1000 ushtarëve nga Rusia

Ukraina ka marrë trupat e 1003 ushtarëve nga Rusia, njoftoi sot Shtabi Koordinues Ukrainas për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës dhe kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky.

“Pala ruse mori në këmbim eshtrat e 26 ushtarëve rusë”, tha Medinsky.

Zyra për të burgosurit e luftës në Kiev falënderoi Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për mbështetjen e tij.

Pavarësisht luftimeve të vazhdueshme, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer rregullisht trupat e ushtarëve. Sot ishte shkëmbimi i 16-të i këtij lloji vetëm këtë vit.

Kievi ka marrë tashmë eshtrat e më shumë se 15 000 ushtarëve, raporton atsh.

Share This