UEFA e cakton Visar Kastratin gjyqtar kryesor në ndeshjen e Ligës së Konferencës

UEFA e cakton Visar Kastratin gjyqtar kryesor në ndeshjen e Ligës së Konferencës

UEFA e ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen, Molde – Mlada Boleslav në kuadër të garës Ligës së Konferencës – faza e grupeve.

I deleguar nga UEFA është edhe gjyqtarët Dardan Çaka si AVAR.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Molde Stadion” në Norvegji, Kastratin do ta asistojnë Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Lirim Jashari.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 19 dhjetor, me fillim në orën 21:00.

Share This