U qëllua me armë gjatë tubimit, Trump i mbijeton atentatit. Autor një 20-vjeçar, u ekzekutua nga policia
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i ka mbijetuar një atentati. Ndaj tij u qëllua me armë zjarri teksa ishte në një tubim në Pensilvani, ku për pasojë mbeti i vdekur një person i pranishëm në tubim dhe 2 të tjerë u plagosën rëndë. Pamjet tronditëse të shpërndara në media tregojnë Trump me gjak në fytyrë, por fatmirësisht ai nuk mori plagë të rënda.
Pas ngjarjes, Trump tha në rrjetet sociale se kishte pësuar lëndim në “pjesën e sipërme të veshit të djathtë”. Ai u dërgua në shtëpinë e tij në New Jersey, ku ndodhte në gjendje të mirë shëndetësore.
FBI e ka identifikuar autorin si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani. Autoritetet thonë se ai qëlloi nga çatia e një ndërtese shumë pranë vendit të tubimit, përpara se të qëllohej për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret. Motivet e këtij sulmi nuk dihen ende.
Presidenti Joe Biden denoncoi dhunën reagoi duke denoncuar dhunën, ndërsa tha në në një deklaratë se ai është “mirënjohës” që Trump është i sigurt. Biden, i cili po planifikonte të qëndronte në Delaware për fundjavën, u kthye në Shtëpinë e Bardhë më herët se sa ishte planifikuar.
Ngjarja ka tronditur jo vetëm Amerikën, por të gjithë botën, teksa liderët botërorë kanë reaguar duke dënuar dhunën dhe duke shprehur mbështetje ndaj Trump. /rtsh/