U godit nga rrufeja në Prevallë, vdes një grua 64-vjeçare
Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë. Njëri nga ta, një grua e moshës 64-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit, pasi gjendja e saj ishte e rëndë.
Raportohet se viktima është nga komuna e Ferizajt.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femer, 64 vjeçare ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka thënë Bytyqi.
Po ashtu nga policia bëjnë me dije se personat u goditën nga rrufeja teksa qëndronin nën një pemë, pasi sapo kishte filluar të binte shi.