Turneu ‘Adem Jashari’, nesër finalet, live në RTK
Kanë përfunduar meçet gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.
Në këtë event të madh në boksin tonë, janë zhvilluar tetë duel të gjysmëfinales, duele këto që dhuruan meçe interesante.
Patriot Behrami që është një boksierët më të mirë në Kombëtaren e Kosovës, e ka mundur kroatin Ivan Vukasovic, në një duel të dominuar nga kosovari dhe me plotë meritë Behrami kalon në finalet e mëdha të këtij turneu.
Boks cilësorë dhuruan edhe duelet Riad Jusufi (Kosovë)-Peter Murarik (Bullgari) dhe Bashkim Bojku (Kosovë)-Latin Ivanov (Bullgari), meçe në të cilën triumfuan boksierët kosovarë.
Duelet finalen do të zhvillohen nesër nga ora 12:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK.
Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) është organizatore e turneut të 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ky turne është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës.