Tuchel zyrtarisht trajner i ri i Anglisë
Tashmë është zyrtare. Thomas Tuchel zyrtarisht është trajneri i ri i Anglisë.
Ish-trajneri i disa skuadrave evropiane se fundimi i Bayern Munich, do të jetë pasues i Gareth Southgate, ky i fundit kohë më parë u largua nga bankina e ‘Tre Luanëve’.
Gjermani rikthehet në ishull, aty ku kishte fituar trofe me Chelsean. Tuchel do të fillojë punën në krye të Anglisë më 1 janar 2025.
Trajneri i përkohshëm Lee Carsley do të mbetet në krye të skuadrës angleze deri në përfundimin e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s muajin e ardhshëm, me ndeshje vendimtare jashtë Greqisë dhe në shtëpi me Republikën e Irlandës.