Tuchel, trajner i Anglisë?

Tuchel, trajner i Anglisë?

Gjermani Thomas Tuchel raportohet se shumë shpejtë do t’i kthehet zejes së trajnerit.

Ish-trajneri i Bayern Munich sipas medieve britanike, është afër marrëveshje me Federatën angleze të futbollit.

Tuchel thuhet se do të jetë trajner i ri i Anglisë. Strategu gjerman nga Federata angleze e futbollit, shihet trajner ideal për të zëvendësuar Gareth Southgate, i cili kohë më parë u largua nga bankina e ‘Tre Luanëve’.

Negociatat mes Federatës angleze të futbollit dhe trajnerit gjerman siç raportohet, janë në fazën finale dhe shumë shpejtë pritet që Tuchel zyrtarisht të marrë ‘timonin’ e Anglisë.

Share This