Tuchel humb dy lojtarë për ndeshjet me Serbinë dhe Shqipërinë

Tuchel humb dy lojtarë për ndeshjet me Serbinë dhe Shqipërinë

Portieri Nick Pope dhe sulmuesi Anthony Gordon nuk do t’i bashkohen kombëtares së Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026.

‘Tre Luanët’ në mesin e këtij muaji do të ndeshen me Serbinë dhe Shqipërinë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Newcastle United, Eddie Hoëe, i cili bëri të ditur se të dy lojtarët kanë pësuar lëndime në ndeshjen e fundit kundër Brentford-it.

Për këtë arsye, ata nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel, i cili i kishte përfshirë fillimisht në listën e të grumbulluarve.

Ndërkohë, Federata Angleze e Futbollit ende nuk ka njoftuar nëse do të thirren zëvendësues për ndeshjet që Anglia do t’i zhvillojë ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.

Share This