Trumpi reagon ndaj kostos së vezëve në ShBA: Çmimet kanë rënë, askush nuk flet për to

Trumpi reagon ndaj kostos së vezëve në ShBA: Çmimet kanë rënë, askush nuk flet për to

Donald Trump ka folur për koston e vezëve në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka njoftuar se çmimi i vezëve në Amerikë kanë rënë 87 për qind, por “është ankuar” se askush nuk flet për këtë.

“Mund të keni të gjitha vezët që dëshironi. Në fakt, nëse ka ndonjë gjë, çmimet po ulen shumë. Kështu që unë thjesht dua t’ju bëj të ditur se çmimet janë ulur”, ka thënë Trumpi.

Duke folur për Sekretaren e Bujqësisë, Brooke Rollins, Trumpi ka thënë se ajo po bën “një punë të shkëlqyer”.

Ulja e kostove të sendeve ushqimore dhe mallrave të tjera ishte një nga premtimet më të mëdha të  fushatës së Trumpit për vitin 2024.

Share This