Trumpi komenton foton e Jack Smith në Gjykatën Speciale: Ai është budalla, nuk duhet të lejohet të ekzekutojë njerëz
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, gjatë një fjalimi nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago të martën, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj asaj që ai e ka quajtur “armatizim të drejtësisë” nga demokratët dhe ka kritikuar ashpër këshilltarin special amerikan, Jack Smith.
Prokurori Jack Smith e ka sabotuar marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë të negociuar nga administrata Trump, duke bërë publike një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj presidentit Hashim Thaçi, një rast i paprecedent i ndërhyrjes së prokurorit Jack Smith në një proces politik.
“Ata e sollën këtë budalla nga Haga. Ai është një djalë i keq. Ai është një djalosh i keq, i keq”, ka thënë Trumpi.
Presidenti Trump në këtë konferencë për shtyp ka komentuar edhe fotografinë e Jack Smith brenda Gjykatës Speciale, fotografi kjo e shkrepur kur po zhvillohej procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Duke shikuar fotografinë e tij, presidenti Trump ka thënë se ai mund të ekzekutojë njerëzit dhe ai do t’i ekzekutojë të gjithë.
“Fotografia e (Smithit) ishte perfekte, sepse ju shikoni foton e tij, thoni se është një djalë i keq me rrobën e tij, mantelin e tij të purpurt dhe ai ekzekuton njerëz. Ai nuk duhet të lejohet të ekzekutojë njerëz, sepse ai do t’i ekzekutojë të gjithë. Ai është një punë e keqe”, ka thënë ndër të tjera presidenti Trump.
Sipas mediumit “DailyMail”, kjo është fotografia të cilën e komentoi presidenti Trump.