Trump: Putini është duke bërë atë që do të bënte kushdo tjetër

Trump: Putini është duke bërë atë që do të bënte kushdo tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur mirëkuptim për qasjen aktuale të presidentit rus, Vladimir Putin në luftën në Ukrainë.

“Unë në fakt mendoj se ai është duke bërë atë që do të bënte kushdo tjetër”, tha Trump kur u pyet nëse Putini po përfitonte nga pezullimi aktual i ndihmës ushtarake amerikane për Kievin.

“Ndoshta, kushdo në atë pozicion do ta bënte këtë tani”, shtoi presidenti amerikan.

Trump theksoi sërish “marrëdhëniet e tij të mira” me Putinin dhe pretendoi se presidenti rus dëshironte t’i jepte fund luftës.

“Unë mendoj se ai do të jetë më bujar se sa duhet të jetë”, tha ai.

I pyetur se pse administrata e tij nuk po i siguronte më Ukrainës fondet e mbrojtjes dhe çfarë do të ndodhte kur ato fonde të mbaronin, Trump u përgjigj: “Sepse unë duhet të di nëse ata duan të arrijnë një marrëveshje. Nëse ata nuk duan të arrijnë një marrëveshje, ne nuk mund të ofrojmë mbështetje. Dhe, kjo po bëhet për të ndaluar vdekjet”, raporton atsh.

Share This