
Trump paralajmëron veprime të forta ndaj Iranit nëse ekzekutohen protestuesit
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “veprim shumë të fortë” nëse Irani vazhdon me ekzekutimin e protestuesve antiqeveritarë.
Deklarata e tij vjen pas raportimeve se një i ri 26-vjeçar, Erfan Soltani, i arrestuar javën e kaluar, pritet të ekzekutohet sot pas një gjyqi të përfunduar brenda dy ditësh.
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut HRANA, mbi 2,400 demonstrues janë vrarë deri tani gjatë shtypjes së protestave, shifër që përfshin edhe të mitur dhe civilë.
Trump u bëri thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat dhe të “marrin nën kontroll institucionet”, duke premtuar se “ndihma është rrugës”.
Ai ka vendosur tashmë tarifa prej 25% ndaj vendeve që tregtojnë me Iranin dhe po shqyrton opsione të tjera, përfshirë ato ushtarake. /rtsh/


