Trump: Nevojitet vetëm 1 javë për të arritur marrëveshjen me Iranin

Trump: Nevojitet vetëm 1 javë për të arritur marrëveshjen me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është e nevojshme vetëm një javë për të arritur një marrëveshje me Iranin që do të përfundojë përhershëm konfliktin mes dy vendeve.

Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje.

Kur Trump u pyet nga Fox News “se sa kohë mund të duhej për të arritur një memorandum mirëkuptimi që do të përfundonte luftën mes nesh, dhe presidenti Trump u përgjigj: një javë”.

Trump është shprehur në të ndryshme për bisedimet me Iranin në intervistat e tij të shpeshta telefonike me gazetarët, por këtë herë tingëlloi mjaft pozitiv.

Ndërkohë, sipas Axios, Shtetet e Bashkuara presin një përgjigje nga Irani brenda 48 orëve të ardhshme për draftin e memorandumit të mirëkuptimit (MoU).

Ndërkaq, ende nuk ka asgjë të finalizuar, por burimet thonë se kjo është faza më e afërt me një marrëveshje që nga fillimi i konfliktit.

Për momentin, bisedimet vazhdojnë mes optimizmi të kujdesshëm nga ana amerikane, ndërsa Trump ka theksuar disa herë se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të garantojë që Irani të mos ketë armë bërthamore. /rtsh/

Share This