Trump: Irani duhet të mbajë disa raketa balistike

Trump: Irani duhet të mbajë disa raketa balistike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj thirrjeve për t’i hequr Iranit të gjitha raketat balistike.

Duke folur në një konferencë shtypi, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të diskutojnë programin raketor të Teheranit gjatë negociatave të ardhshme, pas nënshkrimit të Memorandumin e Mirëkuptimit (MOU) këtë javë.

“Ata duhet të kenë disa raketa, sepse të tjerët kanë disa. Duhet të kesh disa”, tha Trump.“Dikush tha ‘Ju nuk duhet t’i jepni [Iranit] asnjë’”, tha ai.

Trump minimizoi gjithashtu rëndësinë e raketave duke thënë se: “raketat nuk janë problemi… Ato dëmtojnë pak një vend, por nuk e shkatërrojnë planetin”.

Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të tij relativisht të butë, presidenti amerikan theksoi se çështja e uraniumit të pasuruar të Iranit, programi raketor dhe mbështetja e Teheranit për grupet proxy do të jenë pjesë e diskutimeve në raundet e ardhshme të bisedimeve me Iranin. /rtsh/

Share This