Tronditet G Bani! Emergjenca familjare e detyron atë të lërë menjëherë shtëpinë

Tronditet G Bani! Emergjenca familjare e detyron atë të lërë menjëherë shtëpinë

G Bani ka vendosur që të largohet nga shtëpia, duke lënë përfundimisht “Big Brother Vip”.

Në nisje të spektaklit, moderatori Ledion Liço ka hyrë në shtëpi, duke i komunikuar banorit se babai i tij ndodhet në spital në Londër për kurim. Familjarët kanë theksuar se babai i banorit ndodhet në gjendje të stabilizuar.

“Jo shumë kohë më parë, familja jote na ka komunikuar që babai yt është ndjerë keq dhe është dërguar në spital. Vëllai yt dhe nëna na thanë më pas se ka kaluar në ishemi cerebrale. Mjekët kanë thënë që për momentin gjendja e tij është e qëndrueshme. Duke e ditur dëshirën tënde të madhe për të vazhduar rrugëtimin në këtë format, por ti e di që familja është shumë e rëndësishme dhe ata, në këto momente do donin të të kishin afër. Dhe njëherë po ta them që babi është në gjendje stabël. Produksioni ta ka prerë që tani biletën për në Londër”- ishte komunikimi i Ledion Liços.

G Bani do të niset menjëherë drejt Anglisë, për t’i qëndruar pranë babait të tij dhe familjes.

Ky komunikim i ka lënë dhe banorët e tjerë të prekur dhe ata nxituan ta përshëndesnin banorin, duke i uruar shërim sa më të shpejtë për babain e tij. /tch/

Share This