Tri fitore radhazi për Bilbaon, prek vendin e tretë
Athetic Bilbao e mbyll fazën e parë të La Ligas me fitore, që është e treta radhazi në këtë kompeticion.
Skuadra baske, e drejtuar nga Ernesto Valverde, iu imponua 0-2 Sevillas në “Sanchez Pizjuan” dhe katapultohet në vendin e tretë pas 19 javësh, duke parakaluar Barcelonën dhe Atleticon e Madridit (Barça luan për javën e 20-të me Las Palmas).
Golin që zhbllokoi rezultatin e realizoi Vesga në minutën e 30-të, pas pasimit të dhënë nga Ruiz de Galarreta.
Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 76-të nga këmbët e Peredes, që shtyu drejt rrjetës topin e krosuar nga Herrera.
Për Sevillan, që mbetet pranë zonës së ftohtë, ishte humbja e 9-të në 19 takime të luajtura (vetëm tri fitore).